Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Oezkan Ulutash.
Në njoftimin e lëshuar nga PK-ja, thuhet se shefi i Policisë dhe komandanti i KFOR-it kanë diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.
Më tej bëhet e ditur se është folur edhe për aktivitetet e përbashkëta mes policëve dhe ushtarëve të KFOR-it, që reflektojnë situatën e sigurisë, si në zonat tjera ashtu edhe në veri të vendit.
“Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun”, thuhet në njoftim.
-
Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë
-
Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Situata e sigurisë në qendër të takimit mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it