Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia dhe Prokuroria me aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa lokacione në Kosovë, nën dyshimin për kryerje të disa veprave penale.

Lajmin e ka konfirmuar për “Kohën“, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Sipas saj, aksioni ka nisur nga mëngjesi dhe po heton dyshimet për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’iu njoftojë me kohë për zhvillimet nga ky aksion, pasi të mbarojë i tëri”, ka deklaruar Ulaj.