Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar të mërkurën aksion në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.  

Sipas njoftimit, bastisja është kryer nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me bastisjet, derisa ka paralajmëruar se për zhvillimet e mëtejme do të ketë njoftime të tjera.

KOHA ka marrë vesh nga burimet brenda këtyre institucioneve se tre persona janë shoqëruar në stacionin policor, në mesin e tyre edhe u.d. së kryeshefes së ARBK-së.

Aksion i Policisë në ARBK / Foto: Driton Paçarada - KOHA
Aksion i Policisë në ARBK / Foto: Driton Paçarada - KOHA

Zyrtaret e ARBK-së dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

1 j. më parë / 18 mar 2026 15:42
ARBK

Photo: Driton Paçarada

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me aksionin e realizuar bashkë me Policinë e Kosovës në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ekziston dyshimi se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria thuhet se të pandehurat, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicialet I.B., të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

“Sipas dyshimeve, ato kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘N.K.Ë.P Sh.P.K’ në vlerë mbi 50.000 euro”, thuhet në njoftim. 

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

MINTI për aksionin policor: Hetime për ndryshimin e pronësisë së një biznesi

1 j. më parë / 18 mar 2026 14:38
MINTI - ARBK

Photo: Driton Paçarada

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINTI) ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës në mëngjesin e së mërkurës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), duke thënë se hetimet po zhvillohen lidhur me një rast që ka të bëjë me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas ndërrimit të jetës së pronarit.

Në reagimin e MINTI-t thuhet se ka ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor, që sipas ministrisë, më pas është korrigjuar përmes procedurave ligjore.

“Ju njoftojmë se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative”, thuhet në reagim.

Më tej është shprehur gatishmëri për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.