Pishina e Gërmisë të enjten është e mbyllur.
Për shkak të motit dhe pastrimit gjeneral të hapësirave të pishinës ajo do të qëndrojë e mbyllur për sot, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Pishina e Gërmisë u hap në qershor me investime të reja në të.
Por, edhe me rritje të çmimeve.
KOHA pati raportuar se sezonin veror kjo pishinë e ka hapur me rritje prej 100 për qind të çmimeve.