Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur edhe të martën. Kjo si pasojë e temperaturave të ulëta.
Pishina e Gërmisë ka qenë e mbyllur edhe të hënën, ndërkohë që sipas njoftimit të Komunës puna në këtë Pishinë do të vazhdojë të mërkurën.
“Ju njoftojmë se për shkak të temperaturave të ulëta Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur! Nesër me datë 09.08.2023 do të vazhdohet me punë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.