Komuna e Prishtinës ka vendosur që për 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, të ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të parkut Gërmia, përpos autobusëve të linjës 4 dhe veturave emergjente.
Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali, thuhet në vendimin e Komunës.
Të drejtë qarkullimi do të kenë edhe banorët e lagjeve përreth Gërmisë.
Parku Gërmia më 1 Maj tradicionalisht vizitohet nga qytetarë të shumtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt Gërmisë
-
1 Maji si festë: Nga Parku i Gërmisë, qytetarët ua qajnë hallin punëtorëve
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit