Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 maj do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.
Sipas njoftimit zyrtar, nga ky ndalim do të përjashtohen disa kategori të automjeteve.
“Përjashtim bëjnë autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, NPL “Gjelbër”, KRM “Pastrimi”, si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit. Linja S22 do të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt”, thuhet në njoftim.
Komuna ka theksuar rëndësinë e respektimit të këtyre masave për të garantuar një festë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Artikuj të ngjashëm