Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia njofton për mbylljen e dy rrugëve në Prishtinë

protesta  - 18 shtator, 2026

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orën 15:00 do të mbyllen përkohësisht rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në Prishtinë.

Sot nga ora 16:00 mbahet protesta gjithpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke e kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se për shkak të zhvillimeve të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, do të kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit edhe në rrugët e prekura nga protesta.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: Luan Haradinaj dhe Enver Zymeri, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht. Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend dhe se siguria e qytetarëve, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend mbesin prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo përditësimet tjera
Protesta e OVL-UÇK

Sot protesta kundër vendimit të Speciales, bëhet thirrje për pjesëmarrje masive

Protestë gjithëpopullore është thirrur për sot (e enjte) në orën 16:00 në Prishtinë për ta kundërshtuar...