Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OVL-UÇK me vendim: Protesta në të gjithë Kosovën

protesta  - 18 shtator, 2026

Foto: Driton Paçarada

Pas takimit me kryetarët e degëve, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë vendim që të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Protestat do të mbahen në ora 17:00, në të gjitha qytetet, përveç degës së Prishtinës, e cila do t’i bashkëngjitet orarit të organizimit të protestës, në ora 21:00.

“Ftojmë institucionet komunale dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen këtyre protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare. OVL UÇK mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues”, thuhet në vendim, transmetoi EO.

OVL UÇK u bëri thirrje të gjithë spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të jenë unikë dhe sa më parë të fillojnë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.