Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peja refuzon ta bëjë publike kontratën për qendrën “Borea”

Realizimi i projektit për ndërtimin e qendrës turistike “Borea” në bjeshkët e Kopranikut të Pejës po bëhet gjithnjë e më misterioz.

Pas kërkesës nga konsorciumi fitues “Leitner AG SPA & FILAV SA” për afat shtesë për fillimin e ndërtimit të qendrës turistike “Borea”, Komuna e Pejës ka refuzuar ta bëjë publike kontratën e nënshkruar me këtë konsorcium, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëse është një dokument publik në të cilin me ligj secili qytetar mund të ketë qasje të lirë, një gjë të tille, jo vetëm Komuna e Pejës, por edhe dy institucione të tjera qendrore nuk i kanë lejuar qasje gazetës “Koha Ditore” në këtë kontratë.

Bazuar në Ligjin numër 03/L-215 për qasje në dokumente publike, KD-ja iu ka drejtuar zyrtarisht me kërkesë për qasje në këtë kontratë Komunës së Pejës, kabinetit të ministrit të Financave dhe Departamentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave.

Kontrata është nënshkruar në muajin korrik të vitit të kaluar dhe ajo është aprovuar nga Komiteti për Partneritet Publiko-Privat i Ministrisë së Financave dhe është nënshkruar në fillim të gushtit nga kryesuesi i këtij komiteti, Agim Krasniqi, ish-zëvendësministër i Financave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)