Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna në pritje të idesë së operatorit për qendrën “Borea”

Me aprovimin nga Komiteti për Partneritet publiko-privat i Qeverisë së Kosovës të kontratës së nënshkruar mes Komunës së Pejës dhe konsorciumit italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, fituese e tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, në muajin gusht të vitit të kaluar kanë përfunduar të gjitha fazat dhe procedurat ligjore për partneritet publiko-privat.

Mirëpo, prej verës ende asgjë nuk ka lëvizur në këtë projekt, ndonëse nga operatori fitues është pritur që ndërkohë të dorëzojë tri propozimet për dukjen e gjithë infrastrukturës së qendrës turistike “Borea”, që komuna ta përzgjedhë pastaj njërën prej tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsye pse deri tash nuk janë dorëzuar këto propozime nga operatori, në komunë e ndërlidhin me përfundimin e procedurave ligjore në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.