Konsorciumi italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, fituese e tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, të premten ia ka prezantuar Komunës së Pejës projekt-idetë për dukjen e mundshme të kësaj qendre turistike.
Ky prezantim është bërë para autoriteteve komunale, pa praninë e mediave, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInformatën për këtë ngjarje e ka bërë publike kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, në faqen e tij zyrtare.
Prezantimin e këtyre projekteve ideore për dukjen e qendrës turistike “Borea”, prapa dyerve të mbyllura në zyrën e kryetarit, shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremeti, e ka arsyetuar se ato propozime janë diskrete dhe jo ende për publikun.
Tash me ato propozime merret Drejtoria e Urbanizimit, e cila ka një javë kohë për t’i vlerësuar dhe analizuar projektet ideore të kompanive, që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga konsorciumi dhe që i kanë plotësuar kushtet sipas atij konkursi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)