Konsorciumi italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, fituese e tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, ka qenë e obliguar që deri më 3 mars, si datë e fundit, t’i prezantojë para Komunës së Pejës tri ide, për ndërtimin e kësaj qendre.
Këto tri ide, do të diskutoheshin nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, bashkë me operatorin dhe me komisionin komunal të projektit “Borea”, dhe pastaj të përzgjedhin njërën ide për ndërtimin e kësaj qendre turistike, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, konsorciumi fitues vitin e kaluar i këtij tenderi publiko-privat, jo vetëm që nuk iu ka përmbajtur afatit të caktuar dhe nuk i ka sjellë tri plane të mundshme për ndërtimin e “Boresë”, konsorciumi italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA” ka kërkuar që të shtyhet afati i projektit, e madje edhe të mos i bëhet presion kohor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.