Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, pas dështimit të 50-të të seancës konstituive ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë oferta konkrete për bashkëqeverisje ndaj disa partive, përfshirë Nismën dhe në një fazë më të hershme edhe LDK-në.
Ai theksoi se kjo është një periudhë vendimtare dhe se të gjitha partitë duhet t’i thërrasin arsyes për të dalë nga bllokada institucionale, raportoi EO.
“Kryeministri Kurti ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike, ka dhënë ofertë edhe për Nismën, e në një fazë të mëhershme LDK-së. Përderisa i ezauruam 50 seanca dhe jemi në një javë që gjykata ka thënë që 30 ditë janë të rëndësishme për konstituimin e Kuvendit. Është java që partitë politike të reflektojnë dhe të lëvizin nga kjo qasje rixhide. Në një situatë ku dy parti kanë ofertë për bashkëqeverisje, në një situatë kur jemi në javën që unë dua të besoj që do të ketë reflektim nga partitë politike në rast se nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK-ja, po si bashkëkryetar i GUXO është faza kohore që të gjitha partitë duhet t’i thirrin arsyes dhe të shohin mundësitë reale të diskutimit që të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.
