(E përditësuar 16:00) - Blerand Stavileci pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së për çështjen e presidentit, ka thënë se është diskutuar për qëndrimet që do t’i kenë ky subjekt politik në raport me zgjedhjen e një emri që do të drejtojë institucionin e Presidencës.
“Ne kemi biseduar fillimisht për parime, cili do të jetë qëndrimi që do ta mbajë kryetari i PDK-së. Ju e dini se kryetari ynë ditë më parë ka shprehur këto qëndrime. Të gjitha strukturat e partisë jemi në konsistencë me qëndrimet tona, pothuajse të gjithë unanimisht jemi për atë që ka prezantuar kryetari i partisë sonë”, ka thënë ai, transmeton RTK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStavileci ka thënë se nuk është diskutuar për emër të përveçëm, por për parimet që do të mbahen. Ai tha se PDK kërkon stabilitet shtetëror, institucional dhe baraspeshë pushtetesh e pozitash.
“Ajo çka ishte dominuese në këtë takim është se PDK angazhohet siç është angazhuar më herët në të kaluarën, në të tashmen dhe siç do ta bëjë edhe në të ardhmen, që shteti të ketë stabilitet, institucionet të kenë stabilitet. Poashtu të ketë parime të sakta dhe të qarta në mënyrë që të ketë baraspeshë institucionale”, deklaroi Stavileci.
PDK-ja mbledh Kryesinë për të diskutuar çështjen e presidentit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen e Kryesisë të shtunën ku po diskutohet për çështjen e presidentit.
Siç raporton RTK-ja, mbledhja ka nisur në orën 13:00.
Është raportuar se sot do të ketë një takim të radhës mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe kryeministrit Albin Kurti. Por ende s'ka konfirmim.
Hamza e Kurti u takuan edhe disa ditë më parë për të diskutuar çështjen e presidentit. Kurti u pati takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Pas takimeve është thënë se duhet të ketë dakordim për një president konsensual.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 4 mars ta zgjedhë presidentin e ri. Deri tash ka pasur shumë propozime, por ende asnjë kandidat.