Gjykata Themelore në Prizren të premten ka caktuar nga një muaj paraburgim edhe për pesë të dyshuar për manipulimet me vota në këtë komunë gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas njoftimit, A.Sh., I.B., B.S., dhe H.P., u është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se secili veç e veç ka kryer veprën penale “falsifikim i rezultatit”.
Ndërkohë, N.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” (moskryerja me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj).
Masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më 28 shkurt, ka thënë Gjykata.
Për manipulimet me vota në Prizren, aktualisht në paraburgim janë edhe 23 të tjerë të dyshuar.
-
Vetëm një aktakuzë për manipulimin e votave të 28 dhjetorit 2025
-
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë
-
Apeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit për manipulime me vota në Prizren
-
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgimin e 10 personave për manipulim me vota
-
Kërkohet paraburgim edhe për pesë zyrtarët tjerë për dallavere me vota në Prizren