Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Rinumerimi

Foto: Driton Paçarada

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve për veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit” në Dragash e Suharekë.

Rasti në Dragash

Më 10 shkurt, ndaj tre të pandehurve L.A., B.B. dhe S.S., është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit. Ata janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, për gjashtë të pandehurit e tjerë – A.K., M.R., E.R., A.Q., A.T. dhe R.Sh. – është refuzuar kërkesa për paraburgim, por gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, masë e cila mund të zgjasë deri më 9 mars 2026.

Rasti në Suharekë

Sa i përket Komunës së Suharekës, janë pranuar dy kërkesa për paraburgim ndaj 19 të pandehurve për të njëjtën vepër penale.

Edhe Intervistohen 51 persona nën dyshimin për manipulim me vota në Dragash, 9 prej tyre ndalohen për 48 orë Arbëri Intervistohen 51 persona nën dyshimin për manipulim me vota në Dragash, 9 prej tyre ndalohen për 48 orë

Më 11 shkurt 2026, në Departamentin e Krimeve të Rënda janë mbajtur dy seanca gjyqësore, nga ora 18:30 deri në 22:00.

Gjykata ka refuzuar kërkesën për paraburgim ndaj dhjetë të pandehurve – A.Z., B.Z., B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z., L.F., M.H. dhe B.D. – të cilët janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, për nëntë të pandehur – H.S., Sh.K., H.G., G.K., F.G., J.D., F.V., J.G. dhe B.K. – është refuzuar paraburgimi, por është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj, e vlefshme deri më 10 mars 2026.