Zgjedhjet 2025

Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgimin e 10 personave për manipulim me vota

1

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 10 personave të cilët janë ndaluar të dielën nën dyshimin se kanë kryer veprën “falsifikim i rezultateve të votimit”. 

Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. 

34 persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimeve se kanë manipuluar me rezultatin zgjedhor në dy komunat e Mitrovicës, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ditëve të kaluara janë ndaluar e paraburgosur edhe komisionerë e vëzhgues të qendrave të numërimit në Prizren, Malishevë e komuna të tjera

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar 34 persona për 48 orë nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor gjatë numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit. 
Të dielën janë  intervistuar 43 persona të përfshirë në numërimin e votave në pesë komuna.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor të vitit që shkoi, ndërsa numërimi ka përfunduar më 3 janar.

Por, më 13 janar, KQZ-ja filloi procesin e rinumërimit pasi një mostër prej 2% të votave të verifikuara shpërfaqi manipulime te votat e kandidatëve.

Ditëve të kaluara janë ndaluar e paraburgosur edhe komisionerë e vëzhgues të qendrave të numërimit në Prizren, Malishevë e komuna të tjera.