Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se Prokuroria Themelore ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit edhe për pesë zyrtarët e arrestuar një ditë më parë, nën dyshimin për dallavere me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas njoftimit, katër të dyshuar ishin komisionerë. Ata dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimit. Ndërkaq i pesti në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor dyshohet për keqpërdorim të detyrës.
Siç ka njoftuar Gjykata, deri në orën 16:00 kanë përfunduar tri seanca dëgjimore ndërsa e katërta do të mbahet më vonë. Gjykata ka bërë të ditur se për vendimet do të njoftojë me kohë.
Ky ishte grupi i dytë i të arrestuarve në Prizren.
Në grupin e parë në Prizren ishin intervistuar 109 persona. Prej tyre 23 janë në paraburgim.
Zyrtarët u arrestuan pas procesit të rinumërimit, që shpërfaqi dallaveret në numërimin fillestar. Prizreni i priu manipulimeve. Aksione të Prokurorisë ka pasur edhe në Malishevë. Hetime po zhvillojnë edhe prokuroritë në komuna të tjera.
-
Pesë të ndaluar të tjerë në Prizren për dallaveret me vota
-
Vetëm një aktakuzë për manipulimin e votave të 28 dhjetorit 2025
-
14 të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore
-
19 kryekomisionerë ndalohen për dallavere me vota në Suharekë
-
Nuk mbahen në paraburgim 22 të dyshuar për manipulim rezultati