Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OVL e UÇK-së: Komuna e Pejës s’po i respekton vlerat e luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj disa veprimeve të institucioneve komunale të Pejës.

OVL e UÇK-së në Pejë, nëpërmjet një komunikate, thotë se megjithëse 5 maji si ditë e Dëshmorëve është e miratuar si datë zyrtare edhe nga Kuvendi Komunal Pejë, ky është viti i katërt që kjo qeveri komunale nuk e shënon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këtë vit, 5 Maji u shënua në mënyrë madhështore nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, pa mbështetjen e komunës. Ndërkohë, institucionet komunale të Pejës, bën homazhe selektive dhe jashtë orarit zyrtar, vetëm tek një përmendore, duke theksuar edhe më tepër mosrespektin që kanë për Dëshmorët e Kombit. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, konstaton se këto janë veprime tendencioze, sulm ndaj vlerave të luftës, vlera të cilat nuk kanë rëndësi për mbetjet jugosllave që sot udhëheqin me Komunën e Pejës. Ne jemi të bindur, se në Pejë asnjëherë nuk do të vjen në shprehje sundimi i atyre që nuk e dinë vlerën e lirisë dhe atyre që u flijuan për këtë liri”, thuhet në komunikatë, raporton KP.

Veteranët e Pejës thonë se dëshmorët e Kombit janë ata që gjithmonë duhet të na bashkojnë, “e monstrumët e llojit të komunarëve aktualë të Pejës nuk do të arrijnë asnjëherë të përçajnë as familjet e dëshmorëve dhe as popullin në përgjithësi”.