Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OVL e UÇK-së në Pejë thotë se komuna ia huqi me emrat e dy heronjve

OVL e UÇK-së në Pejë ka reaguar ndaj institucioneve komunale në këtë komunë lidhur me emërimin e dy rrugëve.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, OVL UÇK ka thënë se Komuna e Pejës i ka shkruar gabimisht emrat e heronjëve të Kombit.

“Nuk kanë dijeni t'i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit. Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku. Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi”, thuhet në reagim.

Image