Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Pejë.
“Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë. U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj”, thuhet në telegram.
Kandidati për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për Deçan, Blerand Kadrijaj, u vranë të mërkurën në mbrëmje. Një tjetër u plagos, dhe dyshohet se është vëllai i Ademajt, i cili edhe u arrestua.
Artikuj të ngjashëm
-
PDK-ja e tronditur nga vrasja e dyfishtë në Pejë
-
Familjet Kadrijaj dhe Ademaj shtrijnë dorën e pajtimit
-
Caktohet masa e paraburgimit për vëllain e Astrit Ademajt, dyshohet për vrasjen e Kadrijajt
-
Prokuroria: Derisa viktimat shtinin në njëri-tjetrin, i dyshuari e privoi nga jeta Blerand Kadrijajn
-
Prokuroria s’jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Pejë, ndalohet vëllai i njërit prej viktimave