Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dekorohen me medalje prindërit e dëshmorëve të ZO të Dukagjinit

Në ditën e dytë të aktiviteteve në Pejë, që mbahen në kuadër të 5 Majit Ditës së Dëshmorëve të Kombit, u mbajtën aktivitete të shumta.

Në orën 12:00 u bën homazhe te lapidarët e shtatoret në qendër të qytetit, për të vazhduar me Akademinë Përkujtimore në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” ora 13:00, ku morën pjesë ish Zv. Komandanti i ZO të Dukagjinit, gjeneral Nazmi Brahimaj, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, anëtarë të qeverisë së Kosovës, deputetë e komandantë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e shumë personalitete nga jeta shoqërore e Pejës.

Të pranishmëve iu drejtua Ali Berisha, zv.ministër, ambasadori Minxhozi, u lexua kumtesa tematike e Shoqatave të dala nga Lufta, si dhe një video mesazh nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Pjesa foljore u përmbyll nga Safete Shala, në emër të familjeve të dëshmorëve.

Me rastin e 5 majit, OVL UÇK Pejë, dekoroi me Medalje për Merita të Veçanta, prindërit Osman e Naxhie Dervishaj (post mortum) që dhanë 3 djem dëshmorë: Mentorin, Menhendin dhe Menderesin; prindërit Cenë e Hylë Rexhaj që dhanë 3 djem dëshmorë: Mehmetin, Ajetoin dhe Hetemin; Kolonel Abdyl Mushkolaj dhe Gjeneral Lahi Brahimaj.

Në akademi u shfaq një kolazh i shkurtër me aktivitetet e OVL UÇK Pejë brenda një viti, si dhe një program artistik nga aktori Basri Lushtaku dhe Kori i Fakultetit të Arteve.

Në pjesën tjetër të ditës, u zhvilluan garat tradicionale sportive, në streetball ku vendin e parë e fitoi ekipi “Valdet Zeka” nga Peja, në shenjëtari tri vendet e para i fituan Korab Begolli, Kushtrim Sinani dhe Fitim Alija, ndërsa në shah vendet e para u fituan nga Salih Sutaj, Besim Berisha dhe Xhevdet Kurbogaj.

Nesër me 6 maj, në kuadër të këtij Manifestimi, do mbahen garat në futboll dhe pingpong.

Aktivitetet e 5 majit përmbyllen në Prishtinë, ku me 6 maj, ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku do mbahet akademi për heroin Luan Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm