Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipatin.
Siç ka njoftuar Presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Po ashtu u diskutua edhe për Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku Kosova është anëtare themeluese.
“Në takim u diskutua gjithashtu për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka njoftuar Presidenca.
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani-Prattipatit: Kosova beson në lidershipin e Trumpit
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Trumpi e vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë