Në takim, Osmani thotë se u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e konsolidimit të plotë institucional.
Aktualisht, vetëm mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill, derisa institucionet e tjera janë të formuara.
“Presidentja ritheksoi rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin, si dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për paqe afatgjatë. Me këtë rast, Presidentja Osmani nënvizoi sërish rëndësinë e vijimit të dialogut strategjik bilateral, duke theksuar se partneriteti me SHBA-të është interes jetik dhe ekzistencial për Republikën e Kosovës. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencë së Kosovës.
Sa i përket situatës së sigurisë në veri të vendit, Osmani në takim ka thënë se ka përmirësim të rendit e ligjit dhe konfirmohet situatë dukshëm më qetë për qytetarët e asaj pjese.
Osmani ka thënë se në këtë takim me Prattipatin, ka diskutuar për vizitën e saj të fundit në SHBA me zyrtarët amerikanë, duke shprehur mirënjohje për presidentin Donald Trump që Kosova të jetë bashkëthemeluese e Bordit të Paqes.
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani: Prania e Ushtrisë së SHBA-së, jetike për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon
-
Osmani takohet me Prattipatin, diskutohet edhe për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes
-
Osmani-Prattipatit: Kosova beson në lidershipin e Trumpit