Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Vjosa Osmani, Pratipati

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se të martën ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

Osmani ka theksuar se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë. Si gjithnjë, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës në Facebook.