Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozidar Deliçit si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.
Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës së familjes Bogujevci në Podujevë gjatë luftës.
“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Ndërkohë, parlamenti i Serbisë e ka caktuar Bozidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë, si nënkryetar”, shkroi Osmani.
Në parlamentin serb të mërkurën u zgjodh kryetari i saj bashkë me shtatë nënkryetarë, në mesin e të cilëve edhe Deliç.
In Kosovo, Saranda Bogujevci, a survivor of a brutal massacre of Serbia's genocidal regime, serves as Vice-President of Parliament.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 4, 2022
Meanwhile, Serbia’s Parliament has appointed Božidar Delić, the commander of the brigade that massacred thousands of Kosovars, as Vice-President.
-
Osmani: Kuvendi dhe qeveria të bëhen urgjentisht
-
Vazhdon përplasja Osmani-Vuçiq
-
Bogujevci në Asamblenë e KiE-së tregon shenjat në duar të shkaktuara nga plumbat e ushtrisë serbe
-
Vdiq nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, gjenerali i paditur për krime lufte në Kosovë
-
Kallëzim penal kundër nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë për krime lufte