Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar kallëzim penal të martën kundër komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar, i cili tashmë është nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.
Përfaqësuesi i shoqatës, Gjok Sokoli, ka deklaruar se në Prokurorinë Speciale është dorëzuar dëshmi se Deliqi ka kryer krime.
"Janë me qindra dëshmi, dëshmi ka të mjaftueshme. Kam besim që ky person do të bie në dorë të Hagës. Është turpi i botës që krimineli të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka theksuar se është numër i madh i personave, të cilët kanë sjell dëshmi kundër nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.
“Njëri nga të plagosurit i ka gjashtë plagë, prej granatave të ushtrisë. I ka gjashtë plagë. Është dëshmitar edhe sot", ka shtuar ai. /ksp
-
Vdiq nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, gjenerali i paditur për krime lufte në Kosovë
-
Prokurorisë Speciale i dorëzohet dosje 200-faqesh për krime lufte nga Bozhidar Deliqi
-
Komandanti i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë
-
Serbia vazhdon t’i rehabilitojë kriminelët e luftës në pozita të larta
-
Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliqi në Kosovë janë vrarë mbi 2,000 civilë