Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq, ka vdekur të martën, ka njoftuar gazeta “Danas”.
Ai u zgjodh para pak javësh në këtë post, ndërkohë që kjo nxiti reagime në Kosovë për shkak të karrierës së tij ushtarake.
Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe e udhëhoqi atë gjatë luftës në Kosovë.
Ndaj tij, shoqata “Gjakova 1998-99” dorëzoi tri padi për krime lufte ndaj shqiptarëve në Gjykatën Speciale të Kosovës.
Gjenerali në pension, së fundi ishte pjesë e Partisë së Re Demokratike të Serbisë, ndërkohë që ishte edhe pjesë e Partisë Radikale që udhëhiqet nga Vojisllav Shesheli, e ku bënte pjesë edhe presidenti i tashëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.