Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në SHBA për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton në SHBA. Ajo qëndron atje me ftesë të Kongresit amerikan.
Ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në këtë ngjarje marrin pjesë edhe presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-së.
Osmani do të zhvillojë takime me delegacione si dhe do të jetë pjesë e paneleve.
-
Osmani udhëton në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
-
Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve, sidomos në mbrojtje e ekonomi
-
Osmani do të mbajë fjalim në SHBA në Lutjet Nacionale të Mëngjesit
-
Osmani në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të marinës