Arbëri

Osmani: Kosova është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s

Vjosa Osmani - Defender Europe 25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shikuar nga afër stërvitjet “Defender Europe 25”, ku Kosova është ndër nikoqiret e stërvitjet më të madhe ushtarake, të drejtuar nga SHBA-ja. 

Osmani ka thënë se Kosova ka dhënë një mesazh të qartë që jo vetëm kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s. 

“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe ’25 – një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë. Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt – profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s”, ka shkruar Osmani në Facebook.