Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Evropian i cili u mbajt në Austri. Diskutimi u përqendrua në hapat e Kosovës drejt së ardhmes, zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë në vend si dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, Osmani tha se është e rëndësishme që Kosova sa më shpejt të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Është e rëndësishme të ecim përpara shpejt në përparësitë strategjike, e që është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Osmani.
Osmani tha se Kosova është duke fuqizuar fushën e mbrojtës sa i përket armatimit, por edhe ushtarëve.
“Ne po punojmë shumë në industrinë tonë të mbrojtjes dhe madje kemi edhe njerëz të aftë për këtë. Për vendet që ende kanë sfida sigurie, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të edukohet vazhdimisht se si liria nuk është kurrë e garantuar dhe nuk është e dhënë. Demokracia nuk është kurrë e garantuar dhe kurrë e dhënë. Këto janë vlera ndaj të cilave duhet të luftoni”, vazhdoi ajo.
Osmani foli edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe mbështetjen e aleatëve për ta ndalur gjenocidin në vend./RTK
-
Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian
-
Osmani: Kosova është e hapur për investime
-
Osmani – kreut të Asamblesë së NATO-s: Kosova synon anëtarësimin e plotë
-
Osmani: Partneriteti nuk mund t’u jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës