Policia britanike ka arrestuar 69 emigrantë shqiptarë, të cilët po tentonin të futeshin ilegalisht në Angli, përmes një anije peshkimi.
Anija, e cila kishte lundruar nga zona Ostend e Belgjikës, u ndalua në portin Harwich në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe kishte në bord 72 persona.
Tre anëtarë të ekuipazhit, një shtetas letonez dhe dy shtetas ukrainas, u arrestuan nën akuzën për trafik të emigracionit të paligjshëm.
“Duke punuar me partnerët tanë, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve, dhe për t’i parandaluar ata nga shfrytëzimi i migrantëve për përfitim.
Qëllimi ynë është të synojmë ata që shkaktojnë dëm, të mbrojmë ata që janë më të prekshëm ndërsa sigurojnë kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar.”, njofton policia britanike.
-
Tentuan të kontrabandonin 69 shqiptarë në Angli, shpallen fajtorë 4 persona
-
Rekord emigrantësh në Kanalin Anglez: 230 persona në një varkë të vogël
-
Tre të arrestuar për vdekjen e emigrantëve në kanalin anglez
-
Fundosja e anijes me migrantë në Itali, arrestohen tre të dyshuar për trafikim me njerëz
-
Mbërrijnë në Shqipëri 40 migrantët e dëbuar nga Britania, 32 prej tyre të dënuar me 89 vjet burgim