Botë

Tre të arrestuar për vdekjen e emigrantëve në kanalin anglez

Kanali anglez

Tre burra janë arrestuar në lidhje me vdekjen e pesë emigrantëve në kanalin anglez të martën, ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Krimeve e Britanisë së Madhe (NCA).

Burrat janë arrestuar me dyshimet për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe hyrjen ilegale në Britaninë e Madhe.

Pesë persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, mbetën të vdekur të martën, në përpjekje për të kaluar kanalin anglez nga Franca në Britani, përmes një varke të mbi ngarkuar me 112 persona.

Tre të arrestuarit janë shtetas sudanezë të moshave 22 dhe 19-vjeçare, raporton BBC.

47 persona arritën të shpëtoheshin të martën nga autoritetet franceze, ndërsa 55 të tjerë mbetën në bord pasi nuk donin të identifikoheshin.