Policia në Itali ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz, pas vdekjes të së paku 64 migrantëve pas përmbytjes së një anije në afërsi të bregut jugor italian të dielën, raporton BBC.
Dy të arrestuar janë shtetas të Pakistanit, ndërsa njëri shtetas turk.
Shumica e atyre që ishin në anijen e drurit, ku besohet se kishin qenë më tepër se 200 persona, ishin nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se shifra totale e të vdekurve mund të arrijë në mbi 100.
Të martën në mëngjes është nxjerrë një trup tjetër i pajetë nga deti.
Tre të arrestuar besohet se kishin lundruar me anije nga Izmiri në Turqi për në Kalabri në Itali, ndonëse kushtet atmosferike ishin të këqija.
Policia thotë se pretendohet që ata kanë kërkuar nga migrantët 8000 euro për kokë për të shkuar në Itali.
Edhe
Emigrantët që vdiqën kishin paguar 8,000 euro secili për kalimin nga Turqia në Itali
Anija raportohet se është fundosur pasi është përplasur për shkëmbinj, ndërsa po tentonte të ankoronte në Crotone.
80 persona janë gjetur të gjallë, “përfshirë disa që arritën të dilni në breg pasi anija u fundos”.
Së paku 12 fëmijë kanë vdekur, përfshirë edhe një foshnjë.