Arbëri

Mbërrijnë në Shqipëri 40 migrantët e dëbuar nga Britania, 32 prej tyre të dënuar me 89 vjet burgim

Më shumë se 40 kriminelë dhe migrantë shqiptarë të cilët po përpiqeshin të hynin në Britani të Madhe me anije, janë kthyer prapa në Shqipëri, pasi janë dëbuar nga shteti britanik.

Një fluturim i “Home Office” me 42 persona u pa duke u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” në kryeqytetin shqiptar më herët gjatë ditës së enjte, raportoi Daily Mail.

Anëtarët e grupit ishin dënuar me një total prej 89 vjetësh burgim për vepra që përfshijnë furnizimin me drogë të klasës A dhe lehtësimin e hyrjes së paligjshme në vend.

Autoritetet britanike kanë konfirmuar se 32 nga ata që ishin në bordin e fluturimit të sotëm ishin kriminelë të deportuar, ndërsa gjashtë ishin azilkërkues të dështuar dhe katër ishin shkelës jo azil. Në njoftim thuhet se tre nga të dëbuarit dihej se kishin mbërritur në MB duke kaluar Kanalin me varka të vogla.

Ata u shoqëruan nga oficerët britanikë të Emigracionit dhe në ulje u pritën nga policia shqiptare.

Mendohet se ky është fluturimi i katërt në pak më shumë se një muaj që deporton shqiptarë në shtetin ballkanik. Në nëntor 26 shqiptar u dërguan në shtëpi.

Në tetor u zbulua se 12,000 shtetas shqiptarë kishin shkuar në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin me anije, që nga fillimi i vitit. Kjo është nga vetëm 50 në vitin 2020 dhe 800 vitin e kaluar.

Muajin e kaluar Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi se bandat kriminale po kryenin “manipulim të hapur” të ligjeve moderne të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar.