Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentuan të kontrabandonin 69 shqiptarë në Angli, shpallen fajtorë 4 persona

Katër persona janë shpallur fajtor pasi kishin tentuar të kontrabandonin për në Britani të Madhe 69 shtetas shqiptarë, raporton BBC.

Kontrabandimi ishte tentuar të bëhej me një anije peshkimi, ndërsa u ndal nga policia kufitare në nëntorin e kaluar dhe u dërgua për në Harwich, Essex, ku u zbuluan migrantët shqiptarë.

Në Gjykatën në Chelmsford është thënë se si anija kaloi 14 orë në ditë duke lundruar nga Belgjika.

Kfir Ivgi (32), Sergejs Kuliss (39), Alexandrs Gulpe (44) dhe Igor Koysi (56) janë shpallu fajtorë nga juria.

I akuzuari i pestë, Volodymyr Mykhailov, është shpallur i pafajshëm.

Në anijen e vogël u gjetën 69 shqiptarë. Autoritetet britanike së pari ishin njoftuar për operacionin e kontrabandimit të njerëzve 15 ditë më parë, kur anija kishte kaluar rreth bregdetit të Suedisë.

Gjatë hetimeve u arrestuan tre persona që ishin në ekuipazh, ndërsa tre burra tjerë u arrestuan në një bastisje në qershor.

Edhe Nga Belgjika në Angli me anije peshkimi, pritet në mes ëndrra e 69 emigrantëve shqiptarë Arbëri Nga Belgjika në Angli me anije peshkimi, pritet në mes ëndrra e 69 emigrantëve shqiptarë

Të gjithë u akuzuan për asistim në imigrim të paligjshëm.

I akuzuari i gjashtë, Artuas Jusas 35-vjeçar ishte deklaruar fajtor në një seancë të mëhershme.

Dënimet fajtorët do t’i mësojnë në një datë të mëvonshme.