Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Spanja arreston shtatë shqiptarë të përfshirë në trafikimin e njerëzve drejt Britanisë

Policia spanjolle ka arrestuar anëtarët e një bande shqiptare të lidhur me një rrjet trafikimi njerëzish, që kontrabandonin emigrantë shqiptarë nga Spanja në Britani duke i fshehur në varka dhe tragete, kanë thënë autoritetet spanjolle të shtunën, shkruan Reuters.

Emigrantët, disa prej tyre fëmijë, i paguanin bandës nga 3 mijë deri në 15 mijë euro për të bërë udhëtimin e pasigurt për në Britani.

Banda ka trafikuar emigrantë nga Shqipëria në Britani që nga viti 2014, ka thënë Garda Civile. Nuk dihet se sa persona janë trafikuar që nga ajo periudhë.

Shtatë shtetas shqiptarë janë arrestuar në kuadër të një operacioni me Agjencinë Kombëtare Britanike të Krimit.

Emigrantët shqiptarë hipnin në kamion pranë porteve të Santanderit dhe Bilbaos në Spanjë veriore përpara se të përdornin tragetet dhe rrugët e transportit të mallrave për të udhëtuar në portet e Britanisë së Madhe të Portsmouthit, Southamptonin dhe Liverpooli.

"Metodat e përdorura të fshehjes përbënin rrezik për jetën ose sigurinë fizike të emigrantëve, disa prej tyre të mitur", thuhet në një deklaratë të Gardës Civile.