Autoritetet në Holandë kanë arrestuar një 43-vjeçar të martën nën dyshimin se ka ndihmuar shqiptarët që të futen ilegalisht në Britani të Madhe, njofton “nltimes.nl”.
Shtetasi holandez po dyshohet se ka ndihmuar imigrantë shqiptarë të futen nëpër kamionë fshehurazi, ndërsa kamionistët nuk ishin në dijeni për këtë, siç kanë njoftuar forcat e rendit të Holandës. Kamionët e kishin destinacion Britaninë.
I dyshuari, që jeton në provincën Zuid-Holland, është arrestuar të martën pasdite nën pretendimet për trafikimin me njerëz. Marechaussee është forca e xhandarmerisë së Holandës, që kryen si detyrat ushtarake ashtu edhe të policisë civile.
Marechaussee ka thënë se janë krijuar hapësira brenda kamionëve për t’u fshehur imigrantët shqiptarë, kur kamionët ishin të parkuar nëpër vende të ndryshme përgjatë autostradës holandeze.
Ai u thoshte imigrantëve se cilët kamionë janë të hapur dhe i ndihmonte të fshiheshin në kontajnerë.
Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet kanë thënë se ka gjasa të ketë më tepër arrestime.
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Ndalet një person në Muçibabë, në automjetin e tij u gjetën 11 migrantë
-
Shkatërrohet “banda Krasniqi” që u sanksionua nga Britania për kontrabandë njerëzish