Garda Civile dhe Policia Kombëtare spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar, duke arrestuar pesë anëtarë të tij, të akuzuar për grabitjen e 13 banesave në të gjithë territorin spanjoll.
Grupi vepronte kryesisht në Salou, në provincën Tarragona, por më pas u shpërnda në disa provinca të tjera, përfshirë Alicante, Murcia, Madrid, Toledo, Granada dhe Jaén, ku realizoi grabitjet. Hetuesit zbuluan se anëtarët e grupit i fshihnin sendet me vlerë që vidhnin në një kasaforte, që u sekuestrua gjatë operacionit.
Pas hapjes së kasafortës, hetuesit gjetën bizhuteri të vjedhura dhe 21,800 euro.
Hetimi filloi nëntorin e kaluar, pasi u identifikuan grabitje të ngjashme në disa banesa. Grabitësit u zbuluan nga një automjet me të cilin largoheshin dhe që ishte i regjistruar në Itali.
Kjo informatë i mundësoi hetuesve të zbulojnë identitetet e anëtarëve të grupit, të gjithë me kombësi shqiptare, dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tyre në Tarragona.
Pas një operacioni të koordinuar, pesë anëtarët e grupit u arrestuan dhe gjatë bastisjes u sekuestruan bizhuteri, aksesorë, telefona celularë, pajisje transmisioni dhe mjete për vjedhje./ euronews
-
Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë, arrestohen 7 të rinj
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Shkatërrohet rrjeti sirian: Paratë e drogës i shndërruan në ar që u transportua edhe në Kosovë
-
Policia në Shqipëri sekuestron pasuri në vlerë 26.5 milionë euro
-
Goditet “grupi i bankomatëve” në Holandë, vodhën mbi 1 milion euro