Shtatë shqiptarë të moshave nga 26 deri në 43 vjeç janë arrestuar nga Policia në Spanjë, si autorë të dyshuar për katër vjedhje banesash.
Sipas policisë spanjolle vjedhjet janë kryer javën e kaluar në qytetet Palomares del Campo, Huete dhe Tinajas.
Grupi kriminal i shqiptarëve ra në sytë e hetuesve në saje të identifikimit që iu bë targës së falsifikuar së njërit prej automjeteve.
Shtatë shqiptarëve u janë gjetur 7500 euro, bizhuteri, detektor frekuencash, 200 gramë marijuanë, si dhe u sekuestrua automjeti përdorur në grabitjen e fundit në Palomares del Campo. Nga ana logjistike, ata përdornin automjete me fuqi të lartë, të cilat i ndihmonin të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.
Grupi i shqiptarëve ndodhet në paraburgim nën akuzat për katër vjedhje me dhunë dhe falsifikim të dokumenteve./Euronews Albania
Hetimet vazhdojnë, duke mos përjashtuar arrestimet e reja dhe përfshirjen e mundshme të këtij grupi kriminal në vepra të tjera penale.
-
Shkatërrohet një bandë shqiptarësh në Spanjë, grabitën 13 banesa luksoze
-
Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane në Spanjë, sekuestrohen 125 kg drogë
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan