Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup shqiptar të krimit të organizuar të përfshirë në trafikimin e migrantëve, kryesisht shqiptarë, për në Britaninë e Madhe, në një operacion të përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Krimit e Britanisë (NCA) dhe Gardës Civile Spanjolle.
Rrjeti ndërmjetësoi kalimin ilegal përmes qyteteve të Bilbaos dhe Santanderit për në Britani duke përdorur tragetet dhe rrugët e transportit të mallrave për në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool, thuhet në faqen e NCA-së.
Migrantët besohej se niseshin direkt nga Shqipëria drejt Spanjës. E përshkruar nga prokurorët spanjollë si e nivelit të lartë dhe mirë e organizuar, banda kriminale do t'u siguronte migrantëve strehim dhe ushqim derisa ata të përgatiteshin me sukses për udhëtimin e tyre në Britani.
Secili besohet se ka paguar nga 3,000 deri në 15,000 euro për të kaluar në Britani.
Rreth 50 individë që kanë bërë kalimin janë identifikuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe spanjolle dhe janë lidhur me rrjetin.
Oficerët e NCA-së me bazë në Spanjë dhe në Britani punuan me Gardën Civile për më shumë se një vit për të identifikuar drejtuesit e organizatës. Midis 3 dhe 5 tetorit u kryen shtatë arrestime, dy në Madrid dhe pesë të tjera në rajonin bask. Mes të arrestuarve janë dy burra që besohet se janë krerët e rrjetit kriminal, të cilët kryesisht jetonin në Shqipëri, por u arrestuan ndërsa ndodheshin në Spanjë.
Edhe
Spanja arreston shtatë shqiptarë të përfshirë në trafikimin e njerëzve drejt Britanisë
Të shtatë tani do të përballen me ndjekjen penale në gjykatat spanjolle.
Gjatë bastisjeve hetuesit sekuestruan gjëra të shumta me interes, duke përfshirë telefona, kompjuterë, karta bankare dhe fatura parash, si dhe disa dokumente identiteti dhe pasaporta të kombësive të ndryshme.
“Kontrabanduesit e njerëzve vënë në rrezik jetët, kjo është arsyeja pse ndërprerja dhe shkatërrimi i rrjeteve kriminale si ky është një prioritet për NCA-në dhe partnerët tanë”, tha menaxheri rajonal ndërkombëtar i NCA-së, Steve Reynolds.
-
Spanja shkatërron bandën e trafikimit seksual që shfrytëzonte mbi 1,000 gra
-
Shkatërrohet një bandë shqiptarësh në Spanjë, grabitën 13 banesa luksoze
-
Operacioni i policisë spanjolle: 26 të arrestuar, mbyllet zyra që lëshonte dokumente false në Kosovë
-
Kapet rrjeti i trafikimit me njerëz në Spanjë, lirohen 21 viktima