Një ditë pasi që ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në pikën e karburantit “Aral Petrol”, përfaqësues të policisë e kanë njoftuar kreun e komunës, Naim Ismajli, për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë në këtë pjesë.
Në rrugët qendrore të këtij qyteti janë vendosur 30 kamera, të cilat prej disa muajsh janë jashtë funksionit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnver Abdyli, komandant i Stacionit të Policisë në Shtime, ka thënë se mosfunksionimi i kamerave të sigurisë në disa pika të qytetit po e vështirëson punën e policisë në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve. Ai shpjegon se gjashtë pika në Shtime monitorohen me nga 4 kamera sigurie, mirëpo po paraqesin telashe gjatë ndërprerjes së energjisë.
Sipas tij, shpeshherë Policia gjatë monitorimit të kamerave në disa pika të qytetit vëren huliganët duke lëvizur me maska, gjë që e pamundëson identifikimin e tyre. Abdyli thotë se policia është në rrugë të drejtë në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve në Komunën e Shtimes.
Nga ana tjetër Ardiana Rama-Gashi, drejtoreshë e Shërbimeve Publike në Shtime, ka thënë se me rishikimin e buxhetit do të intervenojnë në riparimin e kamerave të sigurisë së qytetit derisa kanë pranuar edhe ankesa nga policia dhe bizneset për mosfunksionimin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.