Një punëtor i pompës së benzinës në Hajvali të Prishtinës ka mbetur i traumatizuar nga plaçkitja e armatosur që ka ndodhur të hënën në mbrëmje.
Nga shqetësimi, ai të martën nuk është paraqitur fare në punë, por pronari i pompës tregon për ngjarjen tronditëse, që thotë se është hera e tretë që po ndodh brenda 2 vjetësh, raporton KTV.
Florent Morina thotë se janë dëmtuar nga këto raste dhe, sipas tij, në asnjërin prej tyre Policia nuk ka gjetur asnjë të dyshuar.
Por, ky nuk ka qenë rasti i vetëm i plaçkitjeve të armatosura në 24 orët e fundit.
Ngjashëm një bankë është plaçkitur në Pejë.
KTV-ja ka provuar të flasë me Policinë e Kosovës për këto raste dhe në përgjithësi masat që ky institucion kishte ndërmarrë më herët, siç janë patrullimet më të shpeshta gjatë natës, por zyrtarë të saj nuk kanë pranuar të flasin.