Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

90 për qind e kamerave publike jashtë funksionit

Në mbi 50 pika të ndryshme në qytetin e Pejës janë të instaluara 125 kamera publike. Mbi 40 prej tyre janë vendosur në vitin 2011, dhe të tjerat në vitet vijuese. Numri i madh i tyre janë me standarde të larta teknike, por aktualisht mbi 90 për qind e gjitha kamerave publike janë jofunksionale.

Mos funksionimin e kamerave e konfirmon përgjegjësi për kamerat publike, Dardan Berdajolli, nga departamenti i Teknologjisë Informative (IT) të Komunës, shkruan sot koha Ditore.

“Gjendja teknike e kamerave publike për momentin nuk është e mirë. Krejt janë 125 kamera dhe aktualisht janë jashtë funksionit 90 për qind prej tyre. Arsyeja është se kemi pasur probleme me kabllot nga fibri, të cilat janë dëmtuar nga të tjerët kur janë ndërruar shtyllat dhe nga kompanitë e ndryshme që po shpërndajnë kabllot e veta”, tregon ai “fajtorët” për gjendjen aktuale teknike të kamerave.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.