Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se i ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
AIP-ja ka deklaruar të enjten se largimi i tyre u bë pas inspektimeve të bëra, ndërsa ka thënë se do t'i trajtojë të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kjo do të bëhet me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës. Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.
-
Aksion në Shtërpcë për sekuestrimin e kamerave të strukturave ilegale
-
Hiqet një kamerë ilegale në Leposaviq
-
Kërkohet që bizneset që vendosin kamera t’i mbrojnë të dhënat personale
-
AIP: Respektoni privatësinë gjatë vendosjes së kamerave në prona private
-
Kamerat e sigurisë në komunat veriore, Policia: Po angazhohemi për sigurinë publike