Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se janë duke punuar në zhbllokimin e rrugëve pas reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion.
Bulliqi për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, kanë vizituar sonte rrugët në fshatrat Kërpimeh, Metehi dhe Repë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Ne jemi duke punuar në terren me kapacitete të plota për t'i zhbllokuar rrugët dhe qarkullimi i qytetarëve të jetë normal. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme, apeloj te të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.