Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se gjendja në këtë komunë është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se po punojnë me të gjitha kapacitetet për tejkalimin e kësaj situate, derisa ka postuar edhe disa fotografi të situatës në terren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet dhe ka thënë se do të qëndrojnë pranë tyre në çdo situatë.
{gallery}