Nga ora 11:00 kryetarët e zgjedhur serbë pritet të marrin detyrat në katër komunat në veri të Kosovës.
Kryetarët shqiptarë që kanë qenë në krye të komunave kanë kërkuar që kryetarët e rinj të respektojnë ligjet e Republikës, simbolet e saj dhe vendimet që u morën gjatë administratës shqiptare.
Deri tash, para fillimit të inaugurimeve, shihet se gjithçka është gati, bashkë me flamujt e Kosovës e fotografia e presidentes në salla.
Në Zveçan flamujt e fotografia e presidentes janë prezentë, ashtu si edhe në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut.
Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, dhe se po pret që t’ia dorëzojë kryetarit të ri detyrën.
Tek objektet e komunave po qëndrojnë edhe forca të Policisë.
Kryetari i ri i Zveçanit nga Lista Serbe, Dragisha Miloviq, ka arritur në Kuvendin Komunal për seancën konstituive, por nuk u deklarua për mediat. Ai dhe anëtarët e tjerë u nënshkruan në një fletë që mbante stemën e Kosovës.
Menjëherë pas marrjes së detyrës më 2023, kryetarët shqiptarë të komunave patën vendosur flamurin e Kosovës në ndërtesat komunale, që deri atëherë nuk shihej në asnjë institucion në veri.
Foto: Driton Paçarada
Zveçan:










Leposaviq:

