Në përvjetorin e tretë të sulmit në Banjskë janë prononcuar edhe nga selia e NATO-s, ku, ngjashëm me Bashkimin Evropian dhe shumë vende anëtare, kanë përsëritur thirrjet për nxjerrjen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për aktet e dhunës nga viti 2023.
Nga kjo Aleancë, një zyrtar i saj ka thënë se NATO vazhdon të bëjë thirrje për llogaridhënie nga kryesit e këtij sulmi.
“Ne kemi qenë të qartë me bashkëbiseduesit tanë në Serbi, në të gjitha nivelet, se sulmet e kryera kundër paqeruajtësve të KFOR-it dhe aktet e tjera të dhunës në Kosovë në vitin 2023 janë të papranueshme. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për llogaridhënie për përgjegjësit. Serbia është e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe ne presim që partneriteti ynë të jetë një rrugë e dyanshme. Presim që Serbia të angazhohet me NATO-n dhe fqinjët e saj në mënyrë konstruktive. Lidhur me këtë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbetet në kontakt me presidentin Vuçiq”, ka thënë zyrtari i NATO-s.
“KFOR-i është i pozicionuar mirë për t’u përballur me çfarëdo zhvillimi të sigurisë, përfshirë edhe përmes pranisë së rritur në veri, përmes patrullave, posteve të vëzhgimit dhe angazhimit me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve”.
Ai ka shtuar në fund se NATO është tërësisht e fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.
Tre vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, shumica e të akuzuarve ende të lirë
Sot janë bërë tre vjet që prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, në të...-
BE-ja në trevjetorin e Banjskës: Serbia të veprojë pa vonesa – keqardhje për mungesë veprimi
- NATO-ja të jetë më serioze në kërkesën ndaj Serbisë për përgjegjësinë për sulmet ndaj ushtarëve të saj
- Të mos lejohet “hekurosja” e Banjskës
-
Komandanti i KFOR-it përsërit thirrjen: Serbia të luajë rolin e vet në përgjegjësinë për Banjskën
-
Rutte: Po presim llogaridhënie nga Vuçiqi për Banjskën